Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Skuadra e fundit në renditje është kthyer në më të përfolurën

Instinkti që e kishte shtyrë Massimo Taibin të bënte shumë pritje gjatë karrierës së tij, e bëri menjëherë të ndiejë se çfarë do të ndodhte, shkruan BBC.

Telefoni i tij nuk ndalej së cingëruari, përcjell Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"Ishte sikur kisha shënuar vazhdimisht gola", tha ai për "La Gazzetta dello Sport".

Në Angli, Taibi është i njohur - ndoshta pak ashpër - si "Veneciani i verbër", për gabimet që bëri gjatë periudhës së shkurtër te Manchester Unitedi. Mirëpo në Itali mbahet në mend për gjëra më të mira.

Deri të dielën e kaluar, ai ishte portieri i fundit që kishte shënuar gol në Serie A, duke realizuar me kokë për të siguruar një pikë për Regginian në çastet e fundit në ndeshjen kundër Udineses.

Kjo ishte në vitin 2001, pak kohë pasi u kthye në Itali për të rindërtuar karrierën e tij.

Në atë kohë askush nuk po mund të besonte dhe është e kuptueshme se pse. Ndodhi pikërisht më 1 prill, në ditën e shakave.

Të dielën, Benevento ishte në disavantazh 2:1 ndaj kampionit të shtatëfishtë të Evropës, Milanit.

Derisa ndeshja shkoi në minutat shtesë, skuadra e sapopromovuar në elitë ishte vetëm pak sekonda pranë një rekordi tjetër të zi...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.