Një fitore në hendboll, tri në basketboll. Asnjë kalim tutje. Eliminime "ekspres", përkatësisht pas ndeshjeve e fazave të para në futboll, basketboll, hendboll e volejboll. Kështu mund të përkufizohet edicioni 2017\18 i skuadrave kosovare në gara evropiane.
Vlerësohet një edicion i pasuksesshëm dhe që dëshmon për dallimin e madh të sportit kosovar me nivelin serioz evropian. Janë të shumta arsyetimet që japin nëpër klube për fushatën e pasuksesshme evropiane, shkruan Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor dështimet janë të prekshme dhe bashkë me to vjen pamundësia për t'u ngritur në renditje, përkatësisht për të rritur numrin e ekipeve pjesëmarrëse në gara evropiane.
Sigal Prishtina në basketboll ka pasur fushatën më të gjatë dhe më të suksesshme në gara evropiane këtë edicion. Por kampionia e Kosovës nuk i realizoi dot synimet që kishte...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.