Arsenali e ka mbyllur me fitore bindëse fazën e grupeve në Ligën e Evropës.
Gjiganti anglez e mposhti 6 me 0 Bate Borisovin, raporton Koha.net. Ishte Debyuchy ai që shënoi golin e parë në minutën e 11.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPjesën e parë e mbylli me epërsi prej 3 me 0, me dy golat e tjerë të shënuar nga Walcotti e Wilshere.
Edhe katër gola të tjerë Arsenali shënoi në pjesën e dytë. Polyakov shënoi autogol në minutën e 51, kurse në minutën e 64 Giroud shënoi nga penaltia.
Për golin e fundit u përkujdes Elneny.
Arsenali është lider në Grupin H me 13 pikë.