Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barça afër marrëveshjes me Coutinhon

Barcelona raportohet se është shumë afër marrëveshjes për transferimin e Philippe Coutinhos në janar për 135 milionë euro.

Braziliani ishte afër kalimit te klubi spanjoll gjatë verës, por “Të kuqtë” refuzuan një seri ofertash të dërguara nga Barça për të.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas “Mundo Deportivo”, Barça dhe Coutinho kanë marrëveshje për kontratën pesëvjeçare.

Kjo gazetë raporton se 25-vjeçari ka marrëveshje me Liverpoolin për largim gjatë afatit kalimtar të dimrit.