Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka kërkuar nga lojtarët e tij që të mos luajnë për barazim në ndeshjen e rëndësishme të Ligës së Kampionëve kundër Spartakut të Moskës.
“Të kuqtë” në ndeshjen e fundit të grupit E hyjnë si kryesues në tabelë, me një pikë më shumë se Sevilla në pozitën e dytë dhe dy më shumë se moskovitët.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë barazim sonte është i mjaftueshëm për Liverpoolin, ndërsa fitorja do t’ia siguronte pozitën e parë.
“Hiq ose asgjë zakonisht do të thotë ose fitoni ose humbni”, ka thënë Klopp në konferencën për media.
“E dimë se mund të barazojmë, por ky informacion është i dobishëm pas ndeshjes. Nuk mund të luajmë për këtë dhe nuk duam të luajmë për këtë gjë. Nëse njerëzit janë nervoz ose jo, unë nuk e di këtë gjë”.