Kryetari i klubit të boksit Prishtina, Aziz Salihu, do të organizojë një turne tjetër ndërkombëtar, kësaj here për SHBA-në, shkruan sot Koha Ditore.
Turneu do të organizohet më 23 të këtij muaji në Pallatin e Rinisë, Kulturës e Sportit në Prishtinë, dhe sipas Salihut, njeriut që organizon dhjetëra turne brenda vitit, do të jetë një lloj falënderimi për SHBA-në për atë që kanë bërë ndaj Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSalihu në një konferencë për media të mbajtur të hënën në Prishtinë, ka thënë se boksierë nga Shqipëria, Maqedonia, Mali Zi, Kroacia, Bullgaria e Gjermania do të jenë pjesëmarrës. Turneu parashihet t'i ketë 10 meçe dhe do të nisë në orën 17:00.
Pos spektaklit sportiv që paralajmëron legjenda e boksit, do të ketë edhe muzikë. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.