Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Berisha për një javë u bë lider te Nymburku çek

Kapitenit të Përfaqësueses së Kosovës në basketboll, Dardan Berisha, i është dashur më pak se një javë për t'u stabilizuar në ekipin e tij të ri, CEZ Nymburk, shkruan sot Koha Ditore.

Ai në fillim të javës së shkuar u largua nga Sigal Prishtina për t'iu bashkuar kampionit të Çekisë, dhe tashmë ka regjistruar dy paraqitje në kampionatin e Çekisë. Në të dyja ndeshjet kundër Usti n/Labem dhe J. Hradec, të cilat Nymburk i fitoi, Berisha ishte startues dhe pati minutazhën më të madhe në parket.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në ndeshjen debutuese, Berisha kaloi 23 minuta në parket dhe kontribuoi në fitoren 111:61 me 11 pikë e pesë asistime. Në ndeshjen e dytë, ai pati 24 minuta lojë gjatë të cilave regjistroi 11 pikë, pesë kërcime dhe katër asistime. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.