Luis Suarez nuk beson se ish-bashkëlojtari i tij te Barcelona, braziliani Neymar, do t'i bashkohet Real Madridit në të ardhmen.
Neymar është larguar nga Barcelona në verën e këtij viti duke iu bashkuar Paris Saint-Germainit për një shifër rekorde prej 222 milionë eurosh.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSë fundi është raportuar se Neymar mund të kthehet në La Liga në të ardhmen, por te rivali i përbetuar i Barcelonës, Real Madridi. Por Suarez nuk beson se kjo do të ndodhë.
"Nuk mund ta paramendoj Neymarin duke luajtur për Real Madridin, nuk e shoh këtë të ndodhë assesi", ka thënë Suarez për gazetën "Marca". "Unë e njoh Neymarin dhe e di admirimin që ka ai për Barcelonën dhe ish-bashkëlojtarët e tij dhe për këtë arsye nuk mund ta paramendoj atë të luajë për Real Madridin".