Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

“Derbi i lloçit” ofron atmosferë të zjarrtë, por jo gola e fitues

Menjëherë pasi arbitri Kreshnik Vula dha shenjë për fundin e ndeshjes, lojtarët e tifozët e Dritës lëshuan stadiumin. Të njëjtën gjë nuk e bënë lojtarët e tifozët e Gjilanit.

Ndonëse derbi më i madh në vend nuk nxori fitues, futbollistët dhe tifozët e Gjilanit, që ishin të vendosur në tribunën e madhe në stadiumin e qytetit nisën festën, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndeshja Gjilani - Drita u luajt të dielën në kuadër të javës së 18-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll. Është kjo xhiroja e fundit e stinorit vjeshtor. Si shumë herë në vitet e fundit, derbi më i zjarrtë në vend, ai i qytetit të Gjilanit nuk dha fitues dhe po ashtu munguan golat. U mbyll 0:0. Por nuk mungoi atmosfera në tribuna, përkrahja për skuadrat, rastet për gola. Nuk mungoi as lloçi në fushën shumë të rënduar të stadiumit.

Në bazë të reagimeve në fund, barazimi dukej të jetë rezultat më i favorshëm për Gjilanin. Lojtarët e kësaj skuadre dhuruan fanellat për tifozët.

Edhe në bazë të asaj që u shfaq në fushën e lojës, barazimi mund të jetë “fitore” për Gjilanin... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.