Fitorja 2 me 1 ndaj West Hamit në xhiron e 15-të të Premier Ligës nuk ishte vetëm një hap drejt ruajtjes së pozitës së parë për Manchester Cityn.
Ekipi i Pep Guardiolas tani po ashtu ka barazuar rekordin e Sunderlandit, Arsenalit dhe Chelseat për 13 fitore rresht në ligë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSunderlandi dhe Prestoni e kishin arritur rekordin në sezonin 1891-92 kur dolën në dy pozitat e para. Arsenali e arriti më 2001-02 kur e fitoi ligën me shtatë pikë epërsi, para se Chelsea të arrinte këtë shifër sezonin e shkuar.
City mbetet i pamposhtur në të gjitha garat me vetëm një barazim ndaj Evertonit në muajin gusht.
Në xhiron e ardhshme “Qytetarët” luajnë me rivalin e qytetit Manchester United dhe në rast fitore ikin në krye të tabelës me 11 pikë diferencë nga “Djajtë e Kuqë”.