Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Nuhiu i kënaqur për shpirtin dhe karakterin e ekipit të tij ndaj Hullit

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Atdhe Nuhiu është i lumtur me paraqitjen e ekipit të tij Sheffield Wednesday kundër Hull Cityt.

Sheffieldi dje mori një barazim në shtëpi, për çka Nuhiu thotë se nuk është rezultat real pasi ekipi i tij meritoi të fitonte, transmeton Koha.net. Ishte goli i Dawsonit në minutën e 90+5 që i mohoi fitoren ekipit vendas.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Barazimi ishte i pamerituar, në pjesën e dytë luajtëm shumë mirë dhe Hulli nuk pati shumë goditje në portë. Por, ky është futbolli ndonjëherë pranoni gol të pamerituar, por në raste të tjera mund të jemi ne që shënojmë. Ishim të pafat, por kështu është Championshipi, ekipet nuk dorëzohen dhe duhet ta përfundoni takimin me vazhdimësi. Kjo tregon se ekipi ka shpirt dhe karakter që të rikthejë gjërat dhe nuk është hera e parë që bëjmë gjëra të tilla”, ka thënë Nuhiu për Owlstalk.