Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vjeshta e bereqetshme e shtatëshes së Lirisë

Një vjeshtë për të mbajtur në mend po kalon Meriton Korenica. 20-vjeçari është graduar në kapiten të njërës prej skuadrave më të mëdha në vend, është prej lojtarëve kryesorë të saj dhe ka debutuar në përfaqësuesen U-21 të Kosovës në futboll.

Luhej minuta e 80-të e ndeshjes Kosovë - Izrael kur Korenica hyri në fushë në vend të Enis Bytyqit. Për aq minuta sa kaloi në fushë, u vlerësua se pati debutim të suksesshëm te Shpresat e Kosovës, shkruan Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kosova U-21 më 9 nëntor në stadiumin "Adem Jashari" në Mitrovicë pësoi 4:0 nga Izraeli në kuadër të eliminatoreve për evropian.

Ishte hera e parë që Korenica u grumbullua me Shpresat e Kosovës, ndërsa ftesa e përzgjedhësit Rafet Prekazi erdhi pas paraqitjeve të mira të tij me Lirinë e Prizrenit. Gjatë stinorit vjeshtor, Korenica është zgjedhur kapiten i Lirisë, që për nga tradita vlerësohet prej skuadrave më të mëdha kosovare.

Ai është bindshëm kapiteni më i ri në Vala Superligën e Kosovës në futboll...(më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.