Rusia ka dominuar ditën e parë të Kampionatit Botëror në Fitnes të organizuar nga Federata Ndërkombëtare e Fitnesit dhe Bodybuildingut (IFBB), por Kosova solli emocionet më të mëdha me Gentiana Beqën, shkruan Inside The Games.
35 vjeçarja, nënë e tre fëmijëve nuk i ndali lotët pasi rrëmbeu dy medalje të arta në Botëror, titujve “Arnold Classic” dhe atij “Evropian”, medalje që tashmë i ka fituar, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAjo u emërua kampione bote e përgjithshme në kategorinë “Wellness Fitness”, përderisa më parë ka rrëmbyer të artën në kategorinë deri 163 centimetra.
“Kisha besim në aftësitë e mia, por bota është një vend i madh me kombe shumë më të mëdha. Jam shumë krenare për atë se çfarë kam qenë e aftë të bëj këtu për vendin tim”, është shprehur Beqa, pasi e mposhti brazilianen, Angela Borges, në superfinalen në kategorinë e 163 centimetrave.