Arsene Wenger është ndarë i zhgënjyer me humbjen nga Manchester Unitedi, 1-3, por më së shumti thotë se i vjen keq për lojtarët.
Arsenali dominoi takimin duke luajtur futboll jashtëzakonisht të bukur, por Unitedi u tregua shumë më efikase para portës kundërshtare duke shënuar tre herë, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Jam vërtet i zhgënjyer sepse ishte një performancë shumë e mirë, por s’kemi si ta dëshmojmë atë në fund dhe kjo është e rëndë të pranohet. Nuk ishim mjaft efikas në pjesët e rëndësishme, ndërsa e vendosëm vetën në vështirësi. Portieri i tyre ishte i jashtëzakonshëm”, ka thënë Wenger, raporton BBC.
Ai nuk ka dashur që të komentojë referimin, ndërsa është krenar me përkushtimin e lojtarëve të tij.
“Jam krenar për angazhimin dhe qëndrimin e tyre, por më vjen keq për lojtarët se dhanë aq shumë por që në fund nuk kanë si ta paraqesin me pikë në fund”, ka thënë ai.