Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vazhdon forma e dobët e Dortmundit, barazon ndaj Leverkusenit

Derbi i javës së 14 në Bundesligë ndërmjet Leverkusenit dhe Dortmundit nuk ka dhënë fitues, duke vazhduar kështu forma e dobët e kësaj të dytës.

Ndeshja përfundoi me rezultat prej 1 me 1, transmeton Koha.net. Dortmundi vazhdon të mbetet pa fitore në pesë ndeshjet e fundit, me 2 barazime e tre humbje.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Leverkuseni arriti të krijojë së pari epërsinë përmes Vollandit në minutën e 30. Në minutën e 42 mbeti me një lojtar më pak kur Ëendell u ndëshkua me të kuq.

Dortmundi arriti ta shfrytëzojë epërsinë e një lojtari në fushë vetëm për të siguruar një pikë, dhe këtë e arriti përmes Yarmolenkos që shënoi në minutën e 73.

Dortmundi mban vendin e gjashtë me 22 pikë, kurse Leverkuseni në vendin e tetë ka 21 pikë.