Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pejën e bojkotojnë lojtarët, turpërohet nga Rahoveci

Në një përballje ndërmjet Rahovecit e Pejës, për një rezultat 95:52 të gjithë ata që kanë përcjellë basketbollin kosovar ndër vite, do të mendonin për një fitore të thellë të ekipit pejan.

Një fitore e tillë e thellë do të ishte e zakonshme sikur Peja të kalonte periudhë normale, të denjë për njërin prej klubeve më të mëdha në vend. Por Pejës së madhe për momentin i ka mbetur vetëm emri, dhe të premten rezultati 95:52 ishte në të mirë të Rahovecit, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndeshja Rahoveci - Peja u luajt të premten mbrëma në Gjakovë në kuadër të javës së 11-të të IP Superligës së Kosovës në basketboll. Tre çerekët e parë Rahoveci i ka fituar bindshëm, 23:9, 23:10, 23:9. Vetëm në të katërtin, kur fituesi dihej tashmë rezultati ishte më i ngushtë, 26:24.

Pesë lojtarë të Rahovecit realizuan pikë dyshifrore në këtë ndeshje. Më efikasi ishte Xavier Newson me 24 pikë. Gazmend Sinani debutoi me 17 pikë e 18 kërcime, Mustafë Merovci 16 pikë, ndërsa nga 10 pikë i patën Valon Bunjaku e Albatrit Berisha.

Te Peja pikë dyshifrore patën kapiteni Adonis Devolli, që realizoi 12 pikë dhe Jusuf Kelmendi që realizoi 11 pikë. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.