Shqipëria nuk ia doli të kualifikohet për botërorin e ardhshëm të futbollit. Ishte plot dhjetë pikë larg prej pozitës që do t'ia siguronte barazhin. Shumë më prapa ishte Kosova, që u rendit e fundit në grup, në kampanjën debutuese eliminatore. Por shqiptarët do t'i kenë përfaqësuesit e tyre në botërorin që vitin tjetër mbahet në Rusi.
Si në të kaluarënshqiptarët do të ndihen të përfaqësuar përmes përfaqësueseve për të cilat luajnë futbollistë shqiptarë. Në bazë të formës momentale që po kalojnë lojtarët, ka gjasë, si asnjëherë më parë, që shqiptarët të luajnë për katër përfaqësuese të ndryshme në botërorin që mbahet prej 14 qershorit deri më 15 korrik të vitit tjetër, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjithsej në botëror janë 32 përfaqësuese nga pesë konfederata, ndërsa shqiptarë gjithsesi do të ketë te Zvicra e me shumë gjasa edhe te Gjermania, Danimarka e ndoshta te Belgjika.
Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami, Blerim Xhemaili e Admir Mehmedi janë thuajse të konfirmuar te Zvicra. Atyre mund t'iu shtohet edhe ndonjë shqiptar tjetër, varësisht prej zhvillimeve deri në fund të edicionit aktual. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.