Futbollistët e Drenicës të shtunën do t'i kenë dy punë për t'i kryer: të përgatiten për ta vazhduar formën e mirë në fushë, dhe ta organizojnë ndeshjen e fundit të sezonit vjeshtor të Superligës së Kosovës në futboll.
Futbollistët e klubit nga Skënderaj në mungesë të kryesisë, që ditë më parë dha dorëheqjen, tashmë kanë ndarë detyrat e tyre për t'u marrë me organizimin e ndeshjes kundër Lirisë së Prizrenit, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKriza financiare ka shpërthyer në momentet më të mira të skuadrës. Në pesë ndeshjet e fundit nuk ka pësuar asnjë disfatë. Madje ka arritur t'u marrë pikë edhe pretendentëve për titull, si Dritës, Prishtinës, Trepçës '89.
Me këto dy të fundit doli fituese, kurse me Dritën barazoi pa gola. Është në pozitën e tetë me 25 pikë, tetë më pak se lideri Llapi. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.