Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dhunë në futbollin argjentinas, tifozët bëjnë për spital gjyqtarët

Është botërisht e ditur se futbolli në Argjentinë është diçka serioze, madje më shumë se duhet.

Ndjenja është e fortë, madje edhe në kategoritë inferiore, aq shumë sa shpesh gjërat kalojnë në episode të rënda, brenda dhe jashtë fushe.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Episodi më i fundit ndodhi në kampionatin Federal B, pra kategoria e katërt e kampionatit argjentinas. Saktësisht, në çerekfinalen mes Juventud de Pergamino dhe Independiente de Chivilcoy, gjakrat janë nxehur aq shumë me miqtë që ishin në avantazh me një gol, sa që tifozët e ekipit vendas kanë pushtuar fushën, transmeton Telesport.

Gjatë pushtimit e gjithë vëmendja e tifozëve është përqendruar te arbitrat e ndeshjes.

Në YouTube është publikuar një video e këtij incidenti, përderisa janë publikuar edhe foto nga dhomat e zhveshjes së gjyqtarëve ku shihet se ata janë përgjakur.

Përgjigja e policisë ishte e dobët, me tre arbitrat, Bruno Amiconi, Marcelo Acosta e Mauricio Luna, të detyruar për të marrë ndihmën e parë në spital.