Raportohet se Giuseppe Rossi ka kaluar testet mjekësore te Genoa dhe së shpejti do të nënshkruajë kontratë me klubin më të vjetër në Serie A.
Sulmuesi italian është lojtar i lirë pasi i kishte skaduar kontrata me Fiorentinën ndërsa është jashtë fushës pothuajse për 10 muaj për këputje të ligamenteve, transmeton koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi sot iu është nënshtruar disa testeve dhe sipas Sky Sports Italia ai nesër do t’i kryejë testet e mbetura.
Ish-sulmuesi i Parmas dhe Manchester Unitedit pritet të zyrtarizohet të premten ose të shtunën si lojtar i Genoas, kurse do të mund të luajë menjëherë dhe nuk është e nevojshme të pret afatin kalimtar të janarit.