Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Strakosha: Skuadrat janë përforcuar, por ne s’do të ndalemi

Është vetëm 22 vjeç por mund të konsiderohet një lider i vërtetë. Thomas Strakosha nuk është më një risi për Lazion dhe futbollin italian, por pjekuria që ai po tregon si brenda ashtu edhe jashtë fushës së blertë është një detaj që bën diferencën për portierin shqiptar.

Tifozët e konsiderojnë një pikë të palëvizshme në skuadrën e tyre edhe për shumë vite të tjera, ndërsa vetë Strakosha është përfshirë tërësisht në projektin bardhekaltër.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjatë një mbrëmjeje bamirësie në kryeqytetin italian ku morën pjesë edhe disa lojtarë të tjerë të skuadrës, Strakosha u ndal në mikrofonin e Mediaset ku fillimisht foli për ecurinë fantastike të këtij sezoni, transmeton Supersport.

“Kemi treguar se jemi një skuadër e fortë por do të jetë një sezon shumë i vështirë sepse skuadrat janë përforcuar. Ne nuk duhet të ndalemi këtu dhe tashmë mendojmë vetëm për Sampdorian”, thekson numri 1 i Lazios. Në vijim, ai ndalet edhe te hapat e parë të karrierës dhe marrëdhënia e tij me të atin, Foto Strakosha.

“Duke e parë të luante më emociononte shumë. Vishja përherë fanellën dhe dorashkat e tij dhe në ato momente lindi pasioni”, shton Strakosha.