Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Allegri: Napoli favorit për titull

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka deklaruar se Napoli është favorit për ta fituar titullin e Serie A këtë edicion, përderisa ka thënë se “të gjithë po shpresojnë që Juventusi do të humbë”.

Ai këto komente ai i bëri në prag të përballjes së nesërme me Napolin, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Napoli është duke bërë gjëra të jashtëzakonshme. Është një ekip me 12 fitore e dy barazime, diçka që nuk ndodh shpesh në ligën italiane. Prandaj nesër do ta kemi përballë një ekip me ritëm shumë më të shpejtë se tonin, dhe plotësisht meritojnë të jenë aty ku janë në tabelë. Deri më tani Napoli është favorit për ta fituar titullin”, thotë Allegri, raporton Football Italia.

Trajneri i Juventusit thotë se në këtë edicion në garë për titull janë edhe Interi, Roma e Lazio.