Komisioni i garave pranë Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), ka bërë të ditur se stinori vjeshtor i Vala Superligës së Kosovës do të mbyllet pas ndeshjeve të xhiros së 18-të, që zhvillohen këtë vikend.
Lajmi është konfirmuar të mërkurën në ueb-faqen zyrtare të FFK-së. Ndërsa, sa u përket garave për këtë vit kalendarik, FFK-ja ka njoftuar se ato do të mbyllen pas ndeshjeve të rrethit të tretë të Digitalb Kupës së Kosovës, të cilat zhvillohen më 6 dhjetor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Komisioni i garave njofton klubet dhe opinionin se stinori vjeshtor në Vala Superligën e Kosovës në futboll do të përfundojë me ndeshjet e javës së 18-të, që zhvillohen në këtë fundjavë. Ndërkohë, më 6 dhjetor do të zhvillohen ndeshjet e rrethit të tretë të Digitalb Kupës së Kosovës, me çka do të mbyllen garat për këtë vit kalendarik", thuhet në njoftimin e FFK-së.