Ekipi senior i Llapit është lider dhe dita-ditës po i shtohen gjasat për të fituar titullin e Kosovës, që do të ishte i pari në histori për të. Por ndryshe janë punët me ekipin e juniorëve, që synim ka ekzistencën në Superligën e juniorëve.
Juniorët e Llapit mbajnë pozitën e 14-të prej 16 ekipeve sa numëron elita e kësaj grupmoshe. Por nuk është vetëm Llapi që ka ekip senior të fortë dhe ekip junior të ligë, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë situatë të njëjtë është edhe Prishtina, Drita Ferronikeli. Këto skuadra me ekipet seniore po luftojnë për titull, kurse ekipet juniore i kanë larg kreut të tabelës.
Trajnerë dhe zyrtarë të klubeve pranojnë se fokusi është më i vogël në ekipet e juniorëve, prej nga do të duhej të furnizoheshin ekipet seniore me talente. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.