Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shaqiri nuk do të largohet në janar nga Stoke City

Trajneri Mark Hughes ka insistuar se mesfushori Xherdan Shaqiri nuk do të largohet gjatë afatit kalimtar të janarit nga skuadra e Stoke Cityt.

Hughes ka thënë se çdo skuadër do të refuzohet për Shaqirin 26-vjeçar. "Nëse ka interesim për Shaqirin gjatë janarit, përfundimisht nuk do t'i kushtojmë rëndësi", ka thënë Hughes.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Shaqiri me Stoke Cityn ka kontratë deri në verën e vitit 2020. Pjesë e ekipit anglez u bë në verën e vitit 2015, kur për 17 milionë euro u transferua nga Interi. Më herët ka luajtur edhe për Baselin e Bayern Munchenin, me të cilën skuadër edhe ka arritur sukseset më të mëdha.

Reprezentuesi i Zvicrës me Stoke Cityn këtë edicion në 12 paraqitje ka shënuar tre gola dhe ka kontribuar me pesë asistime.