Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pas Berishës, nga Prishtina pritet të largohen edhe tre lojtarë

Largimi i Dardan Berishës nga Sigal Prishtina pritet t'u hapë rrugë edhe disa largimeve të tjera nga klubi bardhekaltër pas ndeshjes me ekipin nga Turqia, Demir Insaat, që zhvillohet më 6 dhjetor në Prishtinë në kuadër të FIBA Europe Cup.

Berisha tashmë i është bashkuar ekipit nga Çekia, CEZ Nymburk. Ai me këtë ekip ka firmosur deri në fund të këtij edicioni dhe do ta zëvendësojë amerikanin e larguar Quincy Diggs, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nymbruk është kampion në fuqi i Çekisë dhe këtë edicion po luan në Ligën e Kampionëve, që ishte njëra prej arsyeve për lëvizjen e Berishës. Nymbruk është lider edhe në kampionatin çek - ka regjistruar fitore në shtatë xhirot e para. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.