Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Minnesota pa problem kalon Phoenix Suns

Vetëm tri ndeshje janë zhvilluar të dielën në NBA.

Minnesota Timberwolves vazhdon të befasojë për së miri këtë sezon me rezultate pozitive në Konferencën e Perëndimit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Këtë herë skuadra nga Minneapolis mposhti në Target Center me lehtësi Phoenix Suns 119:108, duke u rikthyer te fitorja dhe duke u ngjitur në vendin e katërt në Perëndim, transmeton KosovaPress.

Fantastik në këtë fitore ishte Karl-Anthony Towns, ylli i Timberwolves. Towns realizoi 32 pikë ndërsa e ndihmoi Minnesotan edhe me 12 kërcime, ndërsa i mrekullueshëm ishte edhe Jimmy Butler që realizoi 25 pikë.

Nuk ka fund kriza e Chicago Bulls. Për ta thelluar edhe më shumë atë mendoi Miami Heat që triumfoi brenda në Ilinois me shifrat 100:93 duke regjistruar fitoren e tretë radhazi dhe duke i shkaktuar Chicagos humbjen e pestë rresht dhe të dhjetën në 11 ndeshjet e fundit në NBA.

Te Miami edhe në këtë ndeshje shkëlqeu ylli i ekipit, slloveni Goran Dragiç i cili realizoi 24 pikë.

Në ndeshjen e tretë të mbrëmjes, Brooklyn Nets triumfoi si mysafir ndaj Memphis Grizzlies 98:88.