Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zyrtare: Milani shkarkon Montellan

Milani ka shkarkuar zyrtarisht trajnerin Vincenzo Montella dhe atë e zëvendësoi me Gennaro Gattuson.

“Milani njofton shkarkimin e Vincenzo Montella si trajneri i ekipit të parë”, shkruan në llogarinë zyrtare në Twitter të Rossonerëve, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Operacioni teknik i është besuar Gennaro Gattusos, i cili la postin e tij si trajner i të rinjëve dhe të cilit i dërgojmë urimet më të përzemërta”, shkruante në postimin e Rossonerëve.

Pavarësisht investimeve të mëdha gjatë verës, Milani ka dështuar me rezultate. Nga 14 takime në Serie A, Milani ka fituar vetëm gjashtë ndeshje dhe ka pësuar gjashtë humbje.