Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rivaliteti në klube frenoi gjeneratën e artë të Anglisë

Tre lojtarë të gjeneratës së artë të Anglisë kanë pranuar se rivaliteti në klube ka penguar ata të arrijnë majat me përfaqësuese.

Rio Ferdinand dhe Frank Lampard kanë pranuar se marrëdhënia që kishin krijuar gjatë ditëve të hershme të karrierës së tyre te West Hami u prish kur ndan rrugët, duke përfunduar te gjigantët e Premier Leagues, Manchester United përkatësisht Chelsea, shkruan “Daily Mail”, transmeton “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Së bashku me legjendën e Liverpoolit, Steven Gerrard, ata kanë folur se si gara në nivel të klubeve kishte penguar përparimin e tyre me përfaqësuese.

“Ne kaluam te West Hami së bashku dhe bëmë çdo gjë së bashku siç bëjnë bashkëlojtarët”, ka thënë Ferdinand për Lampardin.

“Unë u largova dhe iu bashkova Leeds Unitedit e më pas Manchester Unitedit. Frank shkoi te Chelsea, dhe në atë kohë komunikimi thjesht u shpërbë. Nga perspektiva ime, unë isha i obsesionuar të fitoja. Nuk doja që Frank të ishte para meje. Ishte njëjtë edhe me Stevenin te Anglia, kur po luftonim me Liverpoolin për titull të Premier Leagues. Unë nuk ulesha me Stevenin të pija ndonjë birrë pasi nuk doja të dëgjoja se çfarë po bënte Liverpooli. Mendoj se kjo na frenoi”.

Lampard pajtohet me Ferdinandin, duke thënë se ka qenë e vështirë të kalohet nga rivaliteti i madh në nivel të klubeve e të krijohet miqësi në përfaqësuese... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.