Ylli i përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, është një nga futbollistët më të kërkuar shqiptarë nga klubet e huaja.
Anëtari i klubit holandez, Vitesse, është duke treguar performancë të lartë këtë sezon të garave, madje, tashmë Rashica është një nga lojtarët kryesor te Vitesse.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIsh-futbollisti i Kosovës së Vushtrrisë, është duke u monitoruar në vazhdimësi nga klubet e huaja, veçmas nga Italia përfshirë këtu top-klubin italian, Napolin.
Rashica në një prononcim për KP, ka thënë se është i fokusuar tek Vitesse, por ka lënë të hapur mundësinë e largimit në afatin kalimtar, sepse sipas tij, në afatin kalimtar gjithçka mund të ndodh.
“Nuk e di për momentin jam i fokusuar vetëm aty. Është pak herët të flasim, por kur të hapet afati kalimtar gjithçka mund të ndodhë”, ka thënë Rashica.
Ndryshe, Rashica më parë ka qenë i lidhur edhe me transferimin te gjiganti holandez, Ajax, skuadrës së cilës mesfushori kosovar i kishte shënuar një super-gol.