Pas barazimit me Chelsean, 1-1, ylli i Liverpoolit Sadio Mane ishte i frustruar me trajnerin e tij Jurgen Klopp për mos inkuadrimin e tij në lojë që nga minuta e parë.
Mane u inkuadrua në derbin e djeshëm në minutën e 89, gjë që nuk i ka pëlqyer aspak senegalezit, transmeton Koha.net. Pas takimit Mane kishte shkëmbyer disa fjalë me Kloppin dhe shihej qartë se ishte i nervozuar me të.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë gjë të tillë e ka konfirmuar edhe Kloppi, i cili zbulon se çfarë bisedoi me Manen.
“Unë i bërtisja atij sepse ishte në qendër. Por, asnjë lojtar nuk është i kënaqur kur hyn në fushë kur kanë mbetur edhe tre minuta dhe ndjeni sikur keni 150 minuta në këmbët tuaja tashmë. Ai nuk ishte i kënaqur dhe më tha ‘Mo [Salah] donte vinte në atë pozicion’ por gjithashtu edhe Mo kishte 90 minuta në këmbët e tij. Kishte më shumë kuptim që Mane ishte më afër krahut të djathtë dhe të fillonte nga ai pozicion. Nuk është ndonjë gjë e madhe, mund ta bënim atë edhe në dhomat e zhveshjes, do të ishte e njëjta gjë, gjithçka u sqarua menjëherë”, ka thënë Klopp, raporton Goal.