Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fati i keq nuk po i ç’kapet Avdijajt

I rrethuar nga bashkëlojtarët, Albion Avdijaj po festonte dy golat e shënuar në fitoren e ekipit të tij Grassoppers përballë Thunit 2:0, në ndeshjen e zhvilluar fundjavën e shkuar.

Ishin dy golat e parë të tij këtë edicion në Superligën e Zvicrës pas pesë paraqitjesh "të thata". Në fakt, edhe këtë herë u inkuadrua nga banka rezervë, por ka një përmirësim në situatën e tij krahasuar me fillimsezonin kur nuk aktivizohej fare, shkruan Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

E dallim shumë më të madh ka me herën e parë, kur ishte te Grasshoppersi. Pas një viti huazim te skuadra U-19 e Wolfsburgut, u kthye në Grasshoppers më 2013. Por atëbotë asgjë nuk i eci.

Në fakt, 2013-a ishte vit i pafat për të. Dy muaj para se të lëndonte muskujt që e penguan shumë në karrierë, Avdijajt i vdiq babai, për të cilin thotë se ka qenë mbështetësi më i madh në jetë e karrierë...(më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.