Lionel Messi e sheh si favorit Manchester Cityn dhe PSG-në në Ligën e Kampionëve, por dëshiron që në këtë garë të jenë edhe Milani e Interi.
Në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, Messi ka folur për dështimin e Italisë që të zë një vend në Botëror dhe për rikthimin e gjigantëve italianë në Ligën e Kampionëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Futbolli italian nuk është sikur dikur dhe kjo do të thotë më shumë sesa dështimi për kualifikim në Kupën e Botës. Për shembull, dy gjigantët e Serie A si Milani dhe Interi nuk janë siç ishin 10 vjet më parë dhe tani nuk luajnë në Ligën e Kampionëve. Kjo ndikon në futbollin italian”, ka thënë Messi.
“Ato ngadalë po rikthehen, por klubet milaneze duhet të rikthehen dhe të jenë në nivelin europian. Pa to gara nuk është e njëjtë”, ka thënë veç të tjerash Messi.