Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zidane i bindur: Do përmbysim disavantazhin e pikëve të Barcelonës

Zinedine Zidane, trajneri francez i Realit të Madridit nuk e priste që skuadra e tij të ishte -10 pikë nga Barcelona në 12 javët e para të kampionatit, megjithatë Zizu shpreson të rikuperojë ndonjë pikë gjatë kësaj fundjave pasi do të përballen me njëra-tjetrën dy skuadrat kryesuese, Valencia me Barcelonën.

“ Nuk e prisja të kishim 10 pikë disavantazh nga Barcelona në vetëm 12 javë kampionat. Në këtë raund njëra prej dy skuadrave do të humbasë pikë por mua më intereson më shumë që ne të fitojmë ndeshjen tonë”, thotë ai.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kundërshtari i radhës për Los Blancos në La Liga është Malaga dhe në këtë ndeshje objektivi i vetëm i Realit është fitorja. Zidane nuk kërkon alibi dhe i mban të gjitha përgjegjësitë mbi vete për këtë fillim jo të mirë të sezonit, transmeton Supersport.

“Të dëmtuarit? 10 pikët disavantazh ndaj Barcelonës nuk shpjegohen me dëmtimet. Përgjegjës për skuadrën jam unë dhe duhet ta ngushtojmë sa më shpejtë këtë disavantazh. Jam i bindur se do t’ia dalim”.