Arsyeja e rënies së futbollit italian në arenën ndërkombëtare është skandali i trukimeve. Klubet nuk po arrijnë të marrin veten dhe Kombëtarja e “të kaltërve” është në minimumin e saj historik, e shkak për këtë sipas Alessandro Del Pieros është katastrofa e “Calciopolit” në vitin 2006, nga ku filloi gjithçka.
“Calciopoli ishte si një bombë atomike dhe futbolli ynë u shkatërrua prej asaj. Këtu nuk i referohem vetëm Juventusit. Nga ai moment, kampionët e mëdhenj shkuan të luanin jashtë Serie A dhe turnetë e tjerë rivalë me Italinë u rritën ndjeshëm”, tha ish-sulmuesi i Juventusit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSkandali i vitit 2006 dhe triumfi pak muaj më vonë në finalen e Botërorit në Berlin ishin në kontrast me njëra-tjetrën, por pikërisht aty, për Del Pieron ka nisur rënia deri në eliminimin tronditës nga Botërori i 2018-s, transmeton tch.
“Premier League shpërtheu falë zotësisë së drejtuesve për të menaxhuar dhe shitur markën dhe në maksimalizimin e fitimeve nga e drejta televizive. Reali e Barcelona ecën me të njëjtin ritëm me politikat e tyre, ndërsa Gjermania kompletoi një rrugëtim që kishte nisur në vitin kur i ishte caktuar organizimi i Botërorit. Madje edhe në Francë mbërritën investitorë të huaj të fuqishëm, ndërsa Italia ra në nivel”, tha Del Piero.