Ylli argjentinas e fiton për të katërtën herë këtë çmim individual.
Sot është bërë ndarja e çmimit Këpuca e Artë, trofe ky që shkoi në duart e Lionel Messit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoArgjentinasi ka pasur një sezon fantastik në aspektin personal, duke realizuar 37 gola në La Liga stinorin e shkuar, ndonëse nuk arriti ta mbronte titullin e kampionit me Barçën, transmeton kp.
Ishte bashkëlojtari i tij te Barcelona, Luis Suarez ai që ia dorëzoi këtë çmim, pasi uruguaiani një vit më parë ka qenë fitues i Këpucës së Artë.
Kjo është hera e katërt që Messi e fiton Këpucën e Artë, aq herë sa e ka edhe Cristiano Ronaldo i Real Madridit.
Messi e ka fituar këtë çmim në vitet 2010, 2012 dhe 2013.