Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ndërkombëtarizimi zbeh Festën e Flamurit

Një ndeshje e madhe ndërkombëtare e basketbollit. Dy ndeshje të mëdha ndërkombëtare të hendbollit. Një miqësore në futbollin e femrave. Janë këto disa prej aktiviteteve ndërkombëtare që zhvillohen në vend në ditët në vijim.

Në një mënyrë këto aktivitete zyrtare ndërkombëtare të fundnëntorit kanë zëvendësuar ndeshjet e ngjarjet që për një periudhë të gjatë organizoheshin për nder të Ditës së Flamurit, 28 Nëntorit, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ka ende organizime sportive për nder të festës më të madhe të shqiptarëve. Por për dallim prej periudhës kur sporti kosovar ishte i izoluar, këto organizime janë shumë më të zbehta. U kushtohet më pak rëndësi dhe shpesh kalohen thuajse në heshtje. Disa prej këtyre aktiviteteve që shënojnë një ditë të madhe tashmë janë thuajse formale, sa për ta shënuar.

Një ndeshje reviale për nder të 28 Nëntorit do të zhvillohet në volejboll për femra. Takohen Shqipëria dhe Kosova, më 28 nëntor në palestrën "Feti Borova" në Tiranë. Federata e Volejbollit të Kosovës, që po kalon momente të vështira, nuk është se i ka kushtuar ndonjë rëndësi të madhe ndeshjes mes volejbollisteve më të mira shqiptare. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.