Bajram Jashanica dje nisi nga stoli takimin ndaj Dinamos së Kievit, pasi sapo është rikthyer nga një dëmtim që e la jashtë fushave për disa ditë.
Jashanica është futbollisti i radhës që pritet të largohet nga korçarët, ndoshta që në merkaton e janarit dhe një gjë të tillë e pranon vetë mbrojtësi korçar në një deklaratë për Supersport.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Është e vërtetë që po negociohet mbi shitjen time, sepse të gjithë e duam një aventurë në Europë dhe nuk kam pse e fsheh. Është ende herët për të treguar emra, por besoj se klubi im i ardhshëm do të jetë në Rusi ose Belgjikë”, tregoi numri 5 i korçarëve.