Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Valon Berisha me Salzburgun vazhdojnë aventurën në Ligën e Evropës

Salzburgu ka shënuar fitore bindëse ndaj klubit portugez Guimaraes, për të siguruar kualifikimin në fazën e eliminimit direkt në Ligën e Evropës.

Pjesë e rëndësishme e ekipit austriak është edhe mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha që ishte i plotë në fitoren e sotme prej 3 me 0, raporton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Golat e fitores për Salzburgun në këtë takim i shënuan Dabbur, Ulmer, dhe Hwang Hee-Chan.

Salzburgu është lider në Grupin I me 11 pikë.