Prishtina ka arkëtuar pikët e plota në ndeshjen e sotme në udhëtim te Vllaznia, për të vazhduar luftën për titull të Superligës së Kosovës.
Prishtina fitoi këtë takim me rezultat prej 0 me 2, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIshte Liridon Fetahaj që shkëlqeu në këtë takim duke realizuar të dy golat e kësaj përballje.
Golin e parë e shënoi në minutën e 27 pas asistimit nga Ahmeti, kurse në golin e dytë asistoi Bozhoviq kur po zhvillohej minuta e 86.
Me këtë fitore Prishtina shkon në kuotën e 28 pikëve, dy më pak se lideri Llapi, përderisa Vllaznia në vendin e fundit ka vetëm 5 pikë.