Shtrëngim duarsh, përqafime të ngrohta, shpalosje kujtimesh e shumë momente të tjera karakterizuan takimin e shumë prej anëtarëve të gjeneratës së artë të klubit të futbollit Prishtina.
Mikpritës ishte një prej tyre, më i miri i asaj gjenerate, Fadil Vokrri, që tash mban postin e kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi me bashkëpunëtorë nga Federata bën bashkë të mërkurën në Prishtinë shumë prej lojtarëve që lanë gjurmë në vitet '80 në ish-ligën federative, por arsyeja kryesore e tubimit solli edhe pikëllim.
Federata organizoi tubim përkujtimor me rastin e 30-vjetorit të vdekjes tragjike të dy ish-futbollistëve të asaj gjenerate të Prishtinës, Favzi Rama e Faton Domi.
Një minutë heshtje i parapriu tubimit, ku Vokrri në cilësinë e kryetarit të FFK-së nderoi familjet e dy futbollistëve të ndjerë me plaketa.(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.