Gara Ballkanike e Atletikës do të mbahet sivjet në komunën e Gjilanit, në të cilën do të përfshihen të gjitha shtetet e Ballkanit, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Kjo u bë e ditur sot pas takimit që kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, zhvilloi me nënkryetarin e Federatës Europiane të Atletikës, Dobromir Karamarinov, i cili shoqërohej nga kryetari i Atletikës së Kosovës, Halil Sylejmani, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Haziri e ka falënderuar nënkryetarin Karamarinov për mbështetjen që Gara Ballkanike e Atletikës sivjet të mbahet në Gjilan, përderisa e ka njoftuar për infrasktrukturën ekzistuese dhe planet për zgjerimin saj akoma më shumë. Haziri ka shfaqur zotimin se së shpejti do të themelohet edhe klubi i atletikës së Gjilanit”, thuhet në komunikatë.
Nga ana e tij, Karamarinov është shprehur të jetë i impresionuar me atë që ka parë në garën mbarëkombëtare “Vrapimi i Qytetit”, e cila është mbajtur të dielën në Gjilan me pjesëmarrjen e mbi 1 mijë atletëve.
Pas vizitës në komunën e Gjilanit, Karamarinov, i shoqëruar nga udhëheqësi i Njësisë për Sport, Malazog Hoxha, ka vazhduar me inspektimin e stadiumit ndihmës në Gjilan, i cili ka katër korsi të shtegut të atletikës.