Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona interesohet për Inigo Martinezin

Barcelona është duke u interesuar për qendërmbrojtësin e Real Sociedadit, Inigo Martinez, bëri të ditur gazeta "Marca" të hënën.

Martinez 26-vjeçar ka në kontratën e tij me Sociedadin një klauzolë për lirim në vlerë 32 milionë euro.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Barcelona në verë ishte pajtuar të transferonte atë dhe të paguante shifrën, por papritmas u tërhoq nga transferimi.

"Marca" raporton se tash Barcelona po interesohet sërish për Inigo Martinezin, për shkak të problemeve që po ka në mbrojtje, shkruan Koha Ditore.

Martinez ka luajtur 193 ndeshje në La Liga për Sociedadin që nga debutimi në vitin 2011 dhe kontrata e tij aktuale skadon në verën e vitit 2021.