Mbrojtësi i krahut të djathtë, zvicerani Stephan Lichtsteiner, do të largohet nga skuadra e Juventusit gjatë afatit kalimtar të janarit.
Kështu, ka njoftuar të hënën uebfaqja italiane "Calciomercato.com".
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMësohet se Lichtsteiner do të jetë i lirë të largohet nga Juventusi edhe pse ka kontratë me ekipin deri në vitin 2018.
33-vjeçari këtë edicion nuk ka treguar formë të mirë dhe është lënë jashtë listës për Ligën e Kampionëve.
Ai ka 12 paraqitje në Serie A, kurse pjesë e Juventusit është prej vitit 2011 dhe ka fituar gjashtë tituj kampioni rresht.
Pas largimit të Lichtsteinerit pozitën në krahut e djathtë pritet ta zërë Mattia de Sciglio që u transferua gjatë verës nga Milani.