Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bullgarët e vlerësojnë Dimitrovin si mbret të tenisit

Grigor Dimitrov është vlerësuar si mbret i ri i tenisit nga mediat dhe tifozët në Bullgari, pasi bullgari fitoi titullin e tij më të madh në karrierë.

Ai të dielën triumfoi në finale të "ATP Finals" në Londër, në turneun përfundimtar të vitit që mbledh tetë më të mirët në renditje, shkruan Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Tenisti 26-vjeçar ka bërë bujë në vendin e tij, pasi kaloi momente të vështira në fillim për të mposhtur belgun David Goffin me 2:1 në sete (5:7, 6:4 dhe 6:3) në një finale epike, ku miliona bashkëkombës të tij e shikuan nëpërmjet televizorit.

Përballja dramatike që zgjati dy orë e gjysmë, e kishte të garantuar një shikueshmëri të madhe nga vendi i Dimitrovit, dhe përballja u shfaq në tri kanale televizive bullgare, përfshirë edhe transmetuesin shtetëror BNT1, si dhe u transmetua në disa ueb-faqe lokale. ... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.