Kampioni në fuqi i Evropës, Real Madridi, do të kërkojë fitoren të martën mbrëma (sot 20:45) në Nikozia kundër APOEL-it, që do t'ia garantonte kualifikimin në fazën nokaut të Ligës së Kampionëve. Reali në Nikozia ka udhëtuar pa kapitenin Sergio Ramos, i cili ka thyer hundën në fundjavë në derbin kundër Atletico Madridit, ndërsa në listën e lojtarëve të lënduar janë edhe portieri Keylor Navas, mesfushori Mateo Kovaçiq dhe sulmuesi Gareth Bale.
Trajneri i Realit, Zinedine Zidane, kishte shpresuar të ketë në përbërje Navasin dhe Balen për ndeshjen në Qipro, por nuk mund të llogarisë në ta, shkruan Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRealit i duhet fitorja ndaj APOEL-it për të siguruar kualifikimin në 1/8 e finales, ndërsa do të mjaftonte edhe barazimi apo humbja, në rast se Borussia Dortmundi nuk arrin të sigurojë rezultat pozitiv në ndeshje me Tottenhamin.
Pas katër xhirove në Grupin H kryeson Tottenhami me dhjetë pikë, tri më tepër se Reali. Dortmundi e APOEL-i kanë nga dy pikë... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)
Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.