Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fondi i njëjtë i lojtarëve, “arma” e Kosovës në kualifikime

Kosova do të luajë me kundërshtarë shumë më të fortë, por do të paraqitet me përbërje thuajse të njëjtë.

Grupi i njëjtë i lojtarëve në përfaqësuese është përparësi e madhe për Kosovën, vlerëson fundori Erjon Kastrati, shkruan sot “Koha Ditore”. Kastrati ishte prej lojtarëve bartës në parakualifikime dhe pritet të jetë i tillë te Kosova edhe në ndeshjet e para kualifikuese për botërorin e vitit 2019 në basketboll.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll, të hënën (sot), paradite nis përgatitjet për ndeshjet me Lituaninë e Hungarinë. Kosova me Lituaninë përballet të premten në Prishtinë, ndërsa me Hungarinë të dielën tjetër në Debrecen.

Në grupin C të raundit të parë kualifikues është edhe Polonia, me të cilën Kosova përballet vetëm vitin tjetër.

Kastrati përfaqësueses do t'iu bashkohet vetëm të martën, pasi të hënën në mbrëmje luan ndeshje kampionale me Olimpijan në Slloveni... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.