Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Talenti veri-korean i futbollit teston mbrojtjen dhe sanksionet

Në vitin 2015 tre anëtarë të departamentit të skautëve të Liverpoolit kishin vizituar zyrat e Akademisë ISM, një shkollë e vogël futbolli në Corciano, për të folur për një sulmues premtues.

Në një moment gjatë asaj vizite, Barry Hunter, shefi i skautëve te Liverpooli, përmendi emrin e Steven Gerrardit, kapitenit ikonik të Liverpoolit, ndoshta si mënyrë për të impresionuar lojtarin e ri. Mirëpo, kjo kishte shkaktuar huti.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"Kush është Gerrardi?", kishte pyetur sulmuesi, përcjell Koha Ditore shkrimin e NYT.

Ishte Hunter tash ai që kishte mbetur i hutuar. Derisa të tjerët në dhomë qëndronin ulur në karrige, Hunter nxori llaptopin e tij dhe i tregoi fotografi të Gerrardit, një nga lojtarët më të famshëm të epokës së tij dhe u mundua t'ia shpjegonte të riut se kush është Gerrardi.

"Ishte një situatë e sikletshme", ka treguar Alessandro Dominici 50-vjeçar, drejtor i akademisë. Por ndoshta nuk duhej të ishte befasuese.

Shumicën e kohës, sulmuesi Han Kwang-song, duket si çdo tinejxher tjetër i talentuar, nga cilido vend i botës. Por, herë pas here, ka momente kur bëhet e qartë se nuk është ashtu...(më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.