Debutimi me fanellën e përfaqësueses së Kosovës, për mbrojtësin Armend Thaqi është ndenja më e mirë që ka përjetuar ndonjëherë si futbollist.
Thotë se i është realizuar një ëndërr e madhe e me këtë i është bërë edhe një nder Superligës së Kosovës, meqë është i vetmi lojtar nëse nuk llogaritet portieri, që ka luajtur në ndeshje të Përfaqësueses që prej pranimit të Kosovës në UEFA e FIFA, në maj 2016. Është njëlloj "ambasadori" i Superligës në përfaqësuese, shkruan Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor kjo ëndërr ka mundur t'i shtyhej për një periudhë tjetër apo edhe ndoshta të mos i realizohej kurrë, nëse trajneri Muharrem Sahiti, do të vendoste ta inkuadronte mesfushorin Besar Musolli në ndeshjen miqësore, që Kosova e fitoi të hënën në Mitrovicë ndaj Letonisë (4:3).
Sahiti duhej të zgjidhte njërin prej tyre - Thaqin apo Musollin, meqë kishte kryer pesë zëvendësimet e tjera. Zgjodhi të parin dhe ky ishte momenti i Thaqit. U inkuadrua në minutën e 83-të në pozitën e mbrojtësit të krahut të djathtë, pozitë në të cilën luan edhe te skuadra e Gjilanit. Në periudhën kur Thaqi u fut në fushë, rezultati ishte 2:3 për Letoninë...(më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.