Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Miqësoret japin shpresë për sukses të Kosovës në Ligën e Kombeve

Një fitore 2:0 ndaj Ishujve Faroe më 3 qershor të vitit 2016 në Frankfurt të Gjermanisë. Një fitore tjetër 4:3 ndaj Letonisë më 13 nëntor të vitit 2017 në Mitrovicë.

Janë këto ndeshjet e vetme miqësore që përfaqësuesja e Kosovës në futboll i ka luajtur pas pranimit në FIFA e UEFA. Kishte telashe te Kosova në këto dy miqësore, por rezultatet japin shpresë për një periudhë të suksesshme për përfaqësuesen e futbollit, shkruan Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kosova mund të luajë miqësore edhe në mars të vitit të ardhshëm, në terminin e FIFA-s për aktivitete të përfaqësueseve (19-27 mars), ndërsa më pas grumbullimin e radhës pritet ta ketë në shtator 2018, kur nis gara e re e Konfederatës Evropiane të Futbollit, Liga e Kombeve e UEFA-s.

Për Kosovën, ndeshjet në Ligën e Kombeve të UEFA-s do të dallojnë shumë prej atyre në kualifikimet për botërorin "Rusia 2018" që ishin të parat për "dardanët".

Në Ligën e Kombeve të UEFA-s, Kosova do të ketë punë me përfaqësuese të vogla evropiane, e jo me përfaqësuese të nivelit të Islandës, Kroacisë, Ukrainës, Turqisë e Finlandës, që i kishte në grup në kualifikime për botëror...(më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.